Bota

Kriza energjitike, Rusia e gatshme të eksportojë më shumë gaz në Europë

15 Tetor 2021, 14:43 Nga DOSJA
Kriza energjitike, Rusia e gatshme të eksportojë më shumë

RUSI– Presidenti Vladimir Putin ka mohuar synimin e përdorimit të furnizimit me gaz si një armë ekonomike kundër Europës, duke thënë se kjo është një gjë “absolutisht jashtë diskutimit”. Putin tha të mërkurën se Rusia tashmë kishte rritur sasinë e furnizimit dhe ishte gati të furnizonte akoma më shumë, ndërsa Europa po përballet me një krizë energjetike. Pjesa më e madhe e Europës mbështetet tek Rusia për furnizimin me gaz natyror dhe një mori rrethanash e kanë lënë pjesën më të madhe të kontinentit të ballafaqohet me rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Rritja e çmimeve të gazit po nxitet nga rritja e kërkesës, ndërsa ekonomitë e vendeve të Europës po dalin nga bllokimet e pandemisë. Rusia është eksportuesja më e madhe e gazit për vendet e BE dhe kritikët e Kremlimit kanë ngritur shqetësimin se Rusia po përfiton nga problemet energjetike të Europës, teksa pritet të miratojë tubacionin e gazit “Nord Stream 2” në Gjermani.

“Ku i përdorim armët? Në cilat konflikte marrim pjesë? Sa i përket armëve ekonomike, kjo është absolutisht jashtë diskutimit. Edhe në periudhat më të komplikuara të Luftës së Ftohtë, Rusia përmbushi rregullisht dhe plotësisht detyrimet e saj të kontratës dhe eksportoi gaz për Europën,” tha Putin duke moshuar akuzat dhe duke shtuar se janë “problemet sistematike” të vetë Europës që kanë shkaktuar krizën aktuale të energjisë.

“Ne i rrisim furnizimet me gaz aq sa na kërkojnë. Sot i rritëm ato me 15%. Nëse do të kërkojnë më shumë, ne do t’i rrisim më shumë. Ne jo vetëm që i përmbushim detyrimet tona të kontratës, por jemi gjithashtu të gatshëm të furnizojmë përtej detyrimeve të kontratës. Por duhet të ketë kërkesa, sepse nuk mund ta dërgojmë këtë gaz drejt askundit”, u shpreh presidenti rus.

Në përgjigje të krizës, Brukseli ka konfirmuar se është i gatshëm të eksplorojë krijimin e një rezerve strategjike në mbarë Bashkimin Europian për gazin natyror. Të mërkurën KE konfirmoi mbështetjen e tij për një skemë të tillë, duke thënë se një “qasje më e integruar evropiane” mund të ulë kostot dhe të zbusë ndikimin e paqëndrueshmërisë së çmimeve.

Përshtatur nga Euronews

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota furnizimi me gaz kriza e gazit kriza energjitike presidenti putin furnizimi me gaz kriza e gazit kriza energjitike presidenti putin

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 13:57

Rrëzohet autobuzi në Maqedoni, 5 të lënduar

MAQEDONIA E VERIUT- Pesë persona kane mbetur të lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.Sipas Alsat...