Politike

Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 500 mijë vaksinave

15 Tetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 500

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen e qeverisë për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer që do të shërbejë për luftimin e koronavirusit. Marrëveshja u votua dje në Kuvend nga PD dhe PS.

D E K R E T PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266
Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta marreveshja per vaksinat ilir meta marreveshja per vaksinat

Sondazh

Poll