Politike

Basha ndan fjalën në Kuvend: Do çmontojmë, gërryejmë lemerinë që ti e quan qeveri

15 Tetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Basha ndan fjalën në Kuvend: Do çmontojmë,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një pjesë nga fjala e tij në Kuvend, ditën e djeshme. Ai u shpreh se Partia Demokratike do të ecë përpara dhe do të udhëheqë shqiptarët drejt ndryshimit që ata meritojnë. Ndër të tjera, në fjalën e tij, Basha iu drejtua Ramës duke i thëë se bën mirë që ndjek atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike.

Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara. Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ec përpara dhe të udhëheq përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë tash 8 vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll