Politike

PD depoziton në SPAK padinë për energjinë: Nuk ka krizë

15 Tetor 2021, 12:03 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në SPAK padinë për energjinë. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe deputeti Enkelejd Alibeaj depozituan padinë në SPAK për abuzimet me energjinë. Tabaku tha për mediat se dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet.


‘Dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Këto janë asgjë nga ajo që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do të bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.’- tha Tabaku.

Alibeaj u shpreh se ky është një ndër kallëzimet e para që do të kryejnë në SPAK.

“Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam. Janë kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, mos kallëzim krimi në formën e grupit të strukturuar kriminal. Krizën e rëndë ekonomike prej korrupsionit nuk ka, të madh dhe të vogël që nuk e di dhe do të mjaftonte vetëm ajo që është thënë dhe pranuar, që kjo zyrë dhe këta prokurorë të vepronin kryesisht, por nuk e kanë bërë. Zija ka rënë në familjet dhe ekonominë shqiptare” tha Alibeaj.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj jorida tabaku partia demokratike spak enkelejd alibeaj jorida tabaku partia demokratike spak

Sondazh

Poll