Politike

VD-Punësimet në Shkodër,Rama:Nuk merrem me thashetheme, deputetët nuk janë zyra pune

15 Tetor 2021, 08:23 Nga DOSJA
VD-Punësimet në Shkodër,Rama:Nuk merrem me thashetheme,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për shqetësimet që janë adresuar nga deputetët socialistë për punësimet që kryhen nga ana e PSD-së në Shkodër. Rama tha se nuk do ti futet thashethemeve që dalin rrugëve por theksoi se deputetët janë aty për ti shërbyer komunitetit e se nuk shërbejnë për zyra pune.


Pyetja: Do ketë aksion për ti parandaluar punësimet, nga rasti i Shkodrës, deputetët tuaj janë ankuar se PSD e Tom Doshit ka marrë pjesën më të madhe të vendeve të punës.

Rama: Nuk hy në thashetheme që dalin rrugëve dhe marrin forma nga më të ndryshme. Ajo që dua të them është se deputetët janë aty për t’u shërbyer komuniteteve, popullit, për të përçuar të gjitha mesazhet e nevojshme të njerëzit. Për të sjell në Grupin Parlamentar shqetësimet e njerëzve. Deputetët nuk janë as punëdhënës e as zyra pune. Sesi organizohet puna e shtetit dhe sesi rekrutohen njerëzit, se kush merr përgjegjësi, janë procese që rregullohen nga ligji në Shqipëri.

LAJMI KRYESOR: ‘Pazari’ me PD, satelitët dhe Reforma në Drejtësi! Rama: Vendoset vija e kuqe

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ps rama me gazetaret 15 shkurt 2021 edi rama ps rama me gazetaret 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll