Politike

VD-Ujë 24 orë apo satelitë? Rama zbulon ‘misionin’: Ato do kontrollojnë lumenjtë

15 Tetor 2021, 08:09 Nga DOSJA
VD-Ujë 24 orë apo satelitë? Rama zbulon ‘misionin’:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zbuloi misionin e satelitëve. I pyetur nga gazetarët se kush është më i rëndësishëm, satelitët apo ujë 24 orë, kreu i qeverisë tha se ato do të përdoren për të kontrolluar lumenjtë e vendit. Pra, sipas Ramës satelitët do të lidhen me ujin 24 orë.


Pyetja: Uje 24 orë apo satelit, kush janë më të rëndësishëm?

Rama: Po tju them se satelitët lidhen me ujin 24 orë ca do thoni ju? Do kemi kontroll të përgjithshëm në të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, do kontrollojmë çdo lloj ndërhyrje, do kemi kontroll të plotë dhe mbi mjedisin.

Kështu që të gjitha këto shkojnë bashkë. Nuk do të cojmë satelitë për të bërë kërkime në Mars, na duhen sy inteligjentë të një kapaciteti që i tejkalon njerëzoret për të pasur informacion mbi territorin e vendit tonë dhe cdo ndërtim pa leje që bëhet në Shqipëri dhe jo duke e lënë në rrjedhën e inspektimeve. Me dronë dhe satelitët kjo gjë identifikohet të nesërmen”.

LAJMI KRYESOR: ‘Pazari’ me PD, satelitët dhe Reforma në Drejtësi! Rama: Vendoset vija e kuqe

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 15 tetor 2021 satelitet e rames edi rama rama me gazetaret 15 tetor 2021 satelitet e rames

Sondazh

Poll