Politike

E ka ‘pikën e dobët’/ Meta uron Berishën për ditëlindje: 77, simbol i përsosmërisë!

15 Tetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
E ka ‘pikën e dobët’/ Meta uron Berishën për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar ish-kryeministrin Sali Berisha në ditën e tij të lindjes. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se numri 77 që përkon edhe me moshën e Berishës, sipas Biblës është simbol i përsosmërisë.

Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë!,”-shkruan Meta.

Ky i fundit, në kohën kur drejtonte Kuvendin e Shqipërisë, i drejtohej liderit historik të Partisë Demokratike si “pika ime e dobët”.

SHIKO EDHE KËTË: 

Berisha feston sot ditëlindjen! Ndan foton me dy gishtat lart: Jam 77 herë i lumtur!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berisha 77-vjec ilir meta berisha 77-vjec ilir meta

Sondazh

Poll