Politike

Përfundon numërimi i votave për KZAZ nr.1, PS fiton një votë

15 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Përfundon numërimi i votave për KZAZ nr.1, PS fiton një

TIRANË– Kqyrja dhe numërimi i votave në KZAZ me numër 1 në qytetin e Shkodrës. Rezultatet e publikuara nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tregojnë se mes partive ka pasur një diferencë shumë të vogël.

Partia Socialiste ka fituar një votë, Partia Socialdemokrate ka humbur dy vota. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” kanë humbur secila nga një votë.

Ndryshimet në rezultate:

Partia Socialdemokrate kishte 91 vota dhe tani ka 89

Lëvizja Socialiste për Integrim kishte 58 vota dhe tashmë ka 57

Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” kishte 762 vota dhe tashmë ka 761

Ditën e sotme ka nisur numërimi i 10% të kutive të votimit në disa qendra votimi në vend. Janë 519 kuti votimi që do të rinumërohen në kuadër të ankesave të dalura nga zgjedhjet e 25 prillit.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike hapen kutite e votimit rinumerimi i votave zgjedhjet 25 prill 2021 hapen kutite e votimit rinumerimi i votave zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll