Sport

Dhurata e Ronaldos prej 180,000 eurosh për Georginën, modelja mbetet pa fjalë

15 Tetor 2021, 13:13 Nga DOSJA

ANGLI-Pasi i dhuroi vetes një Bugatti prej 10 milionë eurosh, Cristiano Ronaldo ka vendosur të bëjë të lumtur edhe partneren e tij, bukuroshen Georgina Rodriguez. Kështu ylli i Manchester United, bleu një çantë stolish të Louis Vuitton me vlerë 105,000 paund, ekuivalent me gati 180,000 euro. Një “dhuratë” që e la modelen pa fjalë…

27-vjeçarja u tregoi me krenari ndjekësve të saj në Instagram dhuratën fantastike që mori nga portugezi, një Louis Vuitton Malle Vendome e pabesueshme me tetë sirtarë për të mbajtur byzylykët, gjerdanet dhe të gjitha unazat më të shtrenjta nga koleksioni i saj i gjerë. Në një story në Instagram, Georgina postoi një fotografi që e portretizon atë me dy fëmijët teksa shohin për herë të parë dhuratën e CR7: “Jam pa fjalë, Cristiano”, shkroi ajo.

Tabloidët britanikë gjithmonë të mirëinformuar kanë vlerësuar se koleksioni i bizhuterive të bukuroshes argjentinase vlen mbi 3 milionë euro. Dhe cili është vendi më i mirë se ajo çantë për të mbajtur një koleksion kaq të çmuar?

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport georgina rodriguez ronaldo georgina rodriguez ronaldo

Sondazh

Poll