Aktualitet

Vidhte vaj e ç’ti dilte para! Prangoset i riu nga Kavaja, ishte kthyer në ‘makth’

15 Tetor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Vidhte vaj e ç’ti dilte para! Prangoset i riu nga Kavaja, ishte

TIRANË– Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim, është prangosur pasi akuzohet se është autori i 8 vjedhjeve të ndodhura nëpër banesa. I riu me iniciale Xh. K., 28 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte vjedhur një sasi vaj ulliri në një fabrikë. Po ashtu, akuzohet se kishte vjedhur edhe pajisje të tjera elektroshtëpiake në banesat ku kishte hyrë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë

Arrestohet në flagrancë një person i shpallur në kërkim për vjedhje. Zbardhen dhe dokumentohen 8 vjedhje të tjera në banesat e disa shtetasve në Kavajë, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. K., 28 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi më datë 13.10.2021, ka vjedhur një sasi vaj ulliri në një fabrikë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar dhe i 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë tre muajve të fundit, konkretisht: i vjedhjes së një televizori në banesën e shtetases Sh. K; i vjedhjes së disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetases T. R.; i vjedhjes së një shume parash në një biznes; i vjedhjes së disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit I. E.; i vjedhjes së një shume parash dhe dy aparateve celular në banesën e shtetases A. K.; i vjedhjes së disa pajisjeve ektroshtëpiake në banesën e shtetases A. Gj.; i vjedhjes së disa sendeve me vlerë në banesën e shtetasit P. P; i vjedhjes së një shumë parash dhe disa sendeve personale në banesën e shtetasit D. K. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje policia e shtetit kavaje policia e shtetit

Sondazh

Poll