Aktualitet

PS cakton të delguarit në Tiranë, rikthehet Gjylameti, vjen edhe Stërkaj nga Shkodra

15 Tetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
PS cakton të delguarit në Tiranë, rikthehet Gjylameti, vjen edhe

TIRANË- Nisin lëvizjet e para brenda Partisë Socialiste! Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u bë edhe një riorganizim i deputetëve të Partisë Socialiste dhe zonave që ata mbulojnë. Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj të drejtojë provizorisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës. Këtë “zyrë” më parë e mbante Ervin Bushati, i cili ka marrë drejtimin e Postës Shqiptare.

Bashkë me të drejtonte edhe ministrja e Qeverisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Po ashtu, Lindita Nikolla, e cila gjatë zgjedhjeve ishte drejtesja politike e qarkut të Lezhës, tani ka marrë në dorëzim Kamzës dhe Paskuqanit. Në këtë zonë më parë ishte ministrja Spiropali.

Edhe ministers së re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi i është besuar një zonë në kryeqytet. Ajo do të jetë e deleguar në njësinë Nr.5 në Tiranë. Edhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë, e cila ka zëvendësuar deputetin Xhemal Qefalia. Ndërsa deputetja Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë. Në Tiranë, rikthehet edhe Blerina Gjylameti, si e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë ndërkohë që gjatë zgjedhjeve garoi si deputete në Pogradec. Nga Shkodra në Tiranë ka ardhur edhe Paulin Sterkaj, i cili delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë, ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri paraqiti para Kryesisë një informacion lidhur me punën e deritanishme të sekretariatit të ri të partisë dhe ecurinë e përmbushjes së detyrave të caktuara në mbledhjet e fundit të Kongresit dhe Asamblesë Kombëtare. Gjithashtu, Kryesia miratoi metodologjinë dhe kalendarin e analizave që do të kryhen në të 12 Qarqet për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021. Në funksion të riorganizimit të partisë, Kryesia autorizoi gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm për ngritjen e grupit të punës për ndryshime në Statut.

(a.b.k.m//dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama kryesia e ps levizjet brenda ps rama me gazetaret 15 tetor 2021 edi rama kryesia e ps levizjet brenda ps rama me gazetaret 15 tetor 2021

Sondazh

Poll