Aktualitet

VD-Rama: Vija e kuqe është vendosur! Punësimet nuk janë më pronë e PS-së

15 Tetor 2021, 07:52 Nga DOSJA
VD-Rama: Vija e kuqe është vendosur! Punësimet nuk janë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vija e kuqe është vendosur e se nuk do lejohen më punësimet nga deputetët. Pas daljes nga Kryesia e Partisë Socialiste, Rama deklaroi para gazetarëve se drejtoritë nuk janë pronë e partisë socialiste por e popullit shqiptar dhe janë në funksion të qeverisë dhe jo të deputetëve. Rama pranoi se në administratë ka ende probleme mirëpo duhet që të angazhohen të gjithë që të ketë kalimin në nivel tjetër të cilësisë dhe administratës në shërbim me publikun.


Në bazë të disa vendimeve, puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qëndër për qëndër, për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së gjithë anëtarëve të PS dhe për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavarësisht moshës, për të ecur më tutje dhe për të krijuar bazë të re.

Ajo që do nënvizoja, është që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar, janë në funksion të qeverisë dhe i gjithë strukturave të Republikës bazuar në Kushtetutën dhe në Ligjet në fuqi. Ta kenë të gjithë të qartë, kjo nuk është propagandë, është vija ndarëse që do na garantojë kalimin në nivel tjetër të cilësisë dhe administratës në shërbim me publikun. Në administratë kemi problematikë serioze, është e prerë dhe do të angazhohemi të gjithë.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Pazari’ me PD, satelitët dhe Reforma në Drejtësi! Rama: Vendoset vija e kuqe

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama partia socialiste rama me gazetaret 15 tetor 2021 edi rama partia socialiste rama me gazetaret 15 tetor 2021

Sondazh

Poll