Aktualitet

I gjendet në banesë 5.4 kilogramë kanabis, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

15 Tetor 2021, 10:42 Nga DOSJA
I gjendet në banesë 5.4 kilogramë kanabis, arrestohet

VLORË-  Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar, me iniciale T.M., të cilit i janë gjetur në banesë 5.4 kilogramë kanabis. I riu ishte i njohur më parë për Policinë pasi ka qenë i dënuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Tanimë, 25-vjeçari do të përballet sërish me drejtësinë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 5.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. M., në fshatin Bashaj, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë të shtetasit T. M., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, banues në fshatin Bashaj, Vlorë

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.

(a.sh.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25-vjeçari ne vlore sekuestrohet 5.4 kilogram canabis sativa arrestohet 25-vjeçari ne vlore sekuestrohet 5.4 kilogram canabis sativa

Sondazh

Poll