Aktualitet

Kryesia/ Rama vë vijën e kuqe: ‘Vettingu’ s’negociohet, është për t’u kryer!

15 Tetor 2021, 06:35 Nga DOSJA
Kryesia/ Rama vë vijën e kuqe: ‘Vettingu’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë. Pas daljes nga Kryesia, Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku deklarata kryesore së cilës i mëshoi më shumë kishte të bënte me punësimet e administratës. Në fjalën e tij kryesocialisti theksoi se drejtoritë nuk janë pronë e Partisë Socialiste por e popullit shqiptar, duke u shprehur se për to është vendosur vija e kuqe. Sipas Ramës, kjo vijë e kuqe do të garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së administratës shtetërore.

Po ashtu, numri një i maxhorancës deklaroi pas mbledhjes se nuk do të ketë asnjë “pazar” apo negociatë me PD-në për të shkëmbyer votat për reformën në drejtësi për atë territoriale. Ai tha se reforma në drejtësi është bazuar te një partneritet shumë i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në dhe këtu, sipas tij, është vija shumë e ndarë. I pyetur për deklaratën e tij të bujshme për satelitët, ambicie që e shpalosi dje në Kuvendin e Shqipërisë, Rama tha se “Albania” dhe “Albania 2” do të shpërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

10:23

Punësimet në Shkodër, Rama: Nuk merrem me thashetheme, deputetët nuk janë zyra pune

10:14

Përfundimet e ‘Venecias’, Rama: Mos më pyesni mua, duhet të ishin bërë me kohë

10:09

Ujë 24 orë apo satelitë? Rama zbulon ‘misionin’: Ato do kontrollojnë lumenjtë

10:02

Pazar për vetingun? Rama: Është për tu kryer!Domosdoshmëri për pastrimin e ‘llumit’

09:59

Pyetet për satelitët/ Rama: Kini durim dhe qeshni, do kemi dhe dron inteligjent

09:52

Rama: Vija e kuqe është vendosur! Punësimet nuk janë më pronë e PS-së

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama kryesia e ps kryesia e ps 15 tetor 2021 lindita nikolla edi rama kryesia e ps kryesia e ps 15 tetor 2021 lindita nikolla

Sondazh

Poll