VD-Rama: Vija e kuqe është vendosur! Punësimet nuk janë më pronë e PS-së
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vija e kuqe është vendosur e se nuk do lejohen më punësimet nga deputetët. Pas daljes nga Kry...
VLORË – Kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës Ervis Moçka ka pezulluar nga puna ditën e sotme Bardhyl Gjikën dhe Kreshnik Minon, dy punonjës të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës pas akuzave se kanë falsifikuar një dokument dhe kishin inskenuar më pas vjedhjen e tij.
Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës, në Këshillin e Qarkut të Vlorës Bardhyl Gjika dhe Kreshnik Mino, specialist dyshohet se inskenuan vjedhjen e disa ditëve më parë të dy AMTP-ve, të pronave të bregdetit konkretisht të fshatit Dhërmi.
Burime nga policia raportojnë se një AMTP dhe formulari 6 i regjistrimit të një pronë truall ishim falsifikuar në favor të Spiro Duni. Dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po gjykohet pasi janë ngritur pretendime për falsifikime. Organet e drejtësisë kanë kërkuar dokumentet origjinale dhe për të mos u zbuluar falsifikimi, funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK.
Ditën e sotme, policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona që akuzohen si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë më parë. Bardhyl Gjika me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin Kreshnik Mino, dhe shtetasin Spiro Duni, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie, në fshatin Dhërmi.
LAJMI KRYESOR: Grabitja e dosjes së fshatit Dhërmi në zyrat e Vlorës, tre në pranga (EMRAT)
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vija e kuqe është vendosur e se nuk do lejohen më punësimet nga deputetët. Pas daljes nga Kry...
TIRANË – Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë sa u takon rezervave të sigurisë së naftës, ligj i cili ka mbetur...
TIRANË– Drejtori në Këshillin e Qarkut të Vlorës, Bardhyl Gjika i cili denoncoi tre ditë më parë vjedhjen që ndodhi në institucion, është vënë ditën ...
DURRËS – Një qytetar është arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar pas një operacioni të koduar “Smart” nga strukturat e Drejtoria e...
TIRANË– Viti i ri akademik do të nisë me 18 tetor për Bachelor dhe në 10 nëntor për Master. Ky ishte informacioni që u tha ditën e sotme nga rektori ...
TIRANË – Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një qytetar, i cili ishte në kërkim nga organet ndërkombëtare pasi akuzohej se ishte pjesëtar i...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje të tarifave m...
SHKODËR– Një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në lagjen “Dobraç”. Sipas raportimit të një ...
RINAS – Policia kufitare e Rinasit ka ndaluar një qytetare për kontroll ditën e sotme dhe kanë kuptuar se ka tentuar të hynte në Shqipëri pa deklaruar sh...
TIRANË – Shqipëria është në emergjencë të furnizimit me energji elektrike, siç konfirmoi kryeministri Rama pas mbledhjes së jashtëzakonshme t...