Aktualitet

PS depoziton në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut

15 Tetor 2021, 10:05 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut. Në projektligjin që është dorëzuar në Kuvend kërkohet që të ndryshohet afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mandati i të cilit mbaron vitin e ardhshëm.

Partia Socialiste kërkon që afati të përfundojë në 31 Dhjetor të vitit 2024, ndërkohë që KPA ka mandat deri në vitin 2025, parashikuar në Kushtetutë.

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë.

Lexo edhe:

Zgjatja e mandatit të vettingut, Balla: Çëshjte teknike edhe shumë e rëndësishme

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i vetingut kuvend partia socialiste komisioni i vetingut kuvend partia socialiste

Sondazh

Poll