Aktualitet

U arrestua si falsifikues, si denonconte Drejtori vjedhjen në Vlorë

15 Tetor 2021, 09:00 Nga DOSJA
U arrestua si falsifikues, si denonconte Drejtori vjedhjen në Vlorë

TIRANË– Drejtori në Këshillin e Qarkut të Vlorës, Bardhyl Gjika i cili denoncoi tre ditë më parë vjedhjen që ndodhi në institucion, është vënë ditën e sotme në pranga. Gjika akuzohet se ka falsifikuar një dokument pronësie e më pas ka inskenuar se kishte ndodhur një vjedhje në institucion. Ai shprehej se në zyra janë vjedhur dokumente origjinale që nëse humbasin, kanë rrezik të madh.

“Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat e pronave. Po merret policia dhe po bëjmë dhe një inventar për të saktësuar se çfarë mungon. Janë vjedhur zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Janë zyra të një rëndësie më të madhe në raport me zyrat e tjera të qarkut. Nëse humb një dokument origjinal ka rrezik, nuk është njësoj si një dokument fotokopje. Sipas të dhënave ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe më pas ka dalë nga dera kryesore”, tha tre ditë më parë Gjika.

Ditën e sotme, policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona që akuzohen si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë më parë. Bardhyl Gjika me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin Kreshnik Mino, dhe shtetasin Spiro Duni, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie, në fshatin Dhërmi.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl gjika grabiten dosjet ne vlore vlore bardhyl gjika grabiten dosjet ne vlore vlore

Sondazh

Poll