Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë 40-vjeçari

15 Tetor 2021, 07:42 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë

TIRANË – Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një qytetar, i cili ishte në kërkim nga organet ndërkombëtare pasi akuzohej se ishte pjesëtar i një rrjeti kriminal prostitucioni.

40-vjeçari  me iniciale A. I. alias I. M. ishte banues në Tiranë. Ai është ndaluar teksa udhëtonte me makinë, është arrestuar në mënyrë provizore pasi do të ekstradohet drej Italisë.

Gjykata e Salernos, në Itali, e kërkonte prej kohësh pasi mbi të rëndon akuza e pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, dhe rrezikon të dënohet me 20 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Strukturat hetimore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet per prostitucion policia e shtetit policia e tiranes rrjet prostitucioni arrestohet per prostitucion policia e shtetit policia e tiranes rrjet prostitucioni

Sondazh

Poll