Aktualitet

Lajm i MIRË për shoferët, DPSHTRR: Kush ka patent të klasit ‘B’ përfiton ulje

15 Tetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Lajm i MIRË për shoferët, DPSHTRR: Kush ka patent të klasit

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje të tarifave me 43% për rinovimet e patentave të klasit “B”.

Në njoftimin e bërë nga drejtoria thuhet se për të gjithë personat që zotërojnë një leje drejtimi të klasit B tarifa e rinovimit do të jetë 2 mijë lekë në vend të 3,500 lekë.

POSTIMI:

‘Tjetër LAJM I MIRË nga DPSHTRR! Performanca pozitive e kompanisë, rendimenti e mirëadministrimi ka rritur qarkullimin duke përmirësuar normën e kthimit dhe të ardhurat! Si shërbim publik, DPSHTRR ka prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat! Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë! Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%!Kush tha se ka vetëm rritje çmimesh? Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa!

(a.b)./dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor rinovimi i lejes se drejtimit ulje tarife drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor rinovimi i lejes se drejtimit ulje tarife

Sondazh

Poll