Aktualitet

‘Kris’ arma në Shkodër, sherr mes grupeve rivale, dy persona të plagosur

15 Tetor 2021, 06:08 Nga DOSJA
‘Kris’ arma në Shkodër, sherr mes grupeve rivale, dy

SHKODËR– Një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në lagjen “Dobraç”. Sipas raportimit të një qytetari gjatë sherrit janë përdorur edhe armë, ku një person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar. Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes duke marrë dy persona të cilët u plagosën. Në videon e ndarë nga ‘JOQ’ shihet që në vendin e ngjarjes ishte e pranishme dhe policia.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje  Ndodhi pak me par u perplasen dy grupe me te rinj ne shkoder ne lagjen Dobrac u rrahen po nuk mungen as armet, anonim te lutem. Ambulanca erdhi e mori 2 vet. Por policia nuk ka dal me asnje njoftim per ket ngjarje. Njeri nxorri pistoleten dhe qelloi dhe u largua me makin me shpejtesi.

Nuk dihet se për çfarë mund të ketë nisur konflikti mes të rinjve, mirëpo pritet që në orët në vijim policia të dalë me një njoftim zyrtar.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne shkoder plagosje në shkodër policia shkoder perplasje me arme ne shkoder plagosje në shkodër policia shkoder

Sondazh

Poll