Aktualitet

Ndalohet 36-vjeçarja në Rinas, erdhi nga Londra me 10 mijë paund në çantë

15 Tetor 2021, 07:42 Nga DOSJA
Ndalohet 36-vjeçarja në Rinas, erdhi nga Londra me 10 mijë

RINAS –  Policia kufitare e Rinasit ka ndaluar një qytetare për kontroll ditën e sotme dhe kanë kuptuar se ka tentuar të hynte në Shqipëri pa deklaruar shumën e madhe të parave që mbante me vete. Gruaja me inicialet, N. M, 36 vjeçe, e cila banonte në Londër, kishte në çantën e saj 10 mijë e 200 paund të cilat nuk i kishte deklaruar sipas rregullave në kufi. Paratë u sekuestruan nga policia si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një shtetase. Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 10 mije e 200 paund ne rinas policia e rinasit policia kufitare rinas rinas 10 mije e 200 paund ne rinas policia e rinasit policia kufitare rinas rinas

Sondazh

Poll