Aktualitet

FOTOT/ Basha zbardh takimin me delegacionin amerikan, zbulon çfarë biseduan

15 Tetor 2021, 06:41 Nga DOSJA
FOTOT/ Basha zbardh takimin me delegacionin amerikan, zbulon çfarë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e djeshëm që zhvilloi me delegacionin amerikan në selinë e PD-së. Basha shkruan se ndau me delegacionin shqetësimin e tij për situatën aktuale në vend, për nivelin e korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Basha zbulon se gjatë takimit kanë biseduar dhe për situatën në Kosovë, për të cilën thotë se mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon. Kryedemokrati theksoi në takim se SHBA mbetet partneri strategjik i tyre dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i PD-së.

POSTIMI I BASHËS:

Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha me delegacionin amerikan basha me kongresin amerikan lulzim basha yuri kim basha me delegacionin amerikan basha me kongresin amerikan lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll