Politike

“Një dimër i errët?”, Balluku: Nuk ka shanse

14 Tetor 2021, 21:50 Nga DOSJA
“Një dimër i errët?”, Balluku: Nuk ka shanse

TIRANË– Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ka deklaruar me bindje se ky dimër që po vjen nuk do t’i gjejë në errësirë shqiptarët. E ftuar në “Opinion”, Balluku tha se nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në orët e mungesës së energjisë.

Synimi i qeverisë sipas Ballukut janë 24 orë energji dhe se po merren të gjitha masat për ta siguruar energjinë elektrike.

““Nuk do jetë i errët. Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në orët e mungesës së energjisë. Synimi ynë janë 24 orë energji dhe po marrim të gjitha masat për ta siguruar energjine elektrike. Çfarë po bëjmë sot eshtë sigurimi i sasive te energjisë. Negociatat që po bejme janë të drejtëpdrejta që ne të marrim çfarë kërkojmë. Nga e hëna do kalojmë në të gjitha hapat si do menaxhohet situata me energjinë, duke përfshirë edhe energjinë e importit,”- tha Balluku.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku energjia elektrike kriza e energjise elektrike belinda balluku energjia elektrike kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll