Politike

Blinken-Borrell, Kim: Të ecim me negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

14 Tetor 2021, 21:00 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar takimin mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell që u zhvilluar në Washington.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Sekretari amerikan i Shtetit Antony J.Blinken i shprehu përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të BB dhe angazhimin ndaj procesit të zgjerimit. Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian,”- shkruan Kim.

Takimi mes Borrell dhe Blinken u zhvillua në Washington. Në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhet se zoti Blinken vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të bërë përpara me hapjen e negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike anthony blinken joseph borrell yuri kim anthony blinken joseph borrell yuri kim

Sondazh

Poll