Politike

Baton Haxhiu masakron Veliajn për ‘James Bond’: Tmerr! Gjokse e burra me papion

14 Tetor 2021, 19:41 Nga DOSJA
Baton Haxhiu masakron Veliajn për ‘James Bond’: Tmerr! Gjokse

TIRANË– “Premierë apo estradë me filmin e “James Bond?” Si rrallëherë, dy analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati ishin dakord në studion e Euronews Albania për qëndrimin lidhur me filmin që u mori mendjen të mëdhenjve e të vegjëlve në Kryeqytet, a thua se ç’po ndodhte!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përkujdes që mos mungonte askush nga njerëzit më me ndikim në vend. Baton Haxhiu nuk kurseu aspak komentet për këtë show që prodhoi pafund foto e sfilata “Vip- ash”.

“Ajo që ishte dhimbje e madhe… veshja. Nuk mundesh ti të shkosh të shohesh James Bond me gjokset jashtë. Është elementare për komunikimin publik. Mund t’i shikoni fotografitë. Dhe më e keqja, aty ishte ministrja e Kultures, shefi i SPAK, shefi i policisë së sapozgjedhur, krejt ministrat, zëvendësministrat. ”, tha Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.

Veshjen e Veliajt dhe personazheve të tjerë meshkuj me papjon, Haxhiu e komentoi kështu:

“Ajo që ishte më e rëndësishme, meshkujt me papjon duke dashur t’i ngjajnë James Bond i cili kulturën e dominimit britanik e bën me papjon, edhe veprimin e shtetit, edhe spiunazhin e bën me veprime të tilla. Një qeveri brenda ishte aty. Këta që kanë qenë aty janë James Bonda. Në opera shkojnë me falsitet, këtu shkojnë me të vërtetë. Kjo ishte tmerr.”

Sipas tij, në një kohë kur në vend diskutohet për rritjen e çmimit të bukës dhe të miellit, ky ritual është i papranueshëm. Institucionet janë të shenjta, tha Haxhiu, duke shtuar se nuk mund të përdoren sipas pëlqimit të secilit.

“Njerëzit që jetojnë me taksat e qytetarëve, e kanë një farë logjike që gjërat të cilat nuk janë artistike, e kanë mënyrën se si bëhen”, u shpreh Baton Haxhiu.

Marrë nga Euronews

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike baton haxhiu james bond premiera e filmit te james bond baton haxhiu james bond premiera e filmit te james bond

Sondazh

Poll