Bota

Hodhën granata e bomba, policia e Kosovës arreston 8 persona, 6 efektivë të lënduar

13 Tetor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Hodhën granata e bomba, policia e Kosovës arreston 8 persona, 6

KOSOVË –  Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një aksioni në 4 rajonet e vendit për ndalimin e mallrave kontrabandë kanë rënë në prangat e policisë 8 persona. Por aksioni nuk ka qënë aspak i lehtë në një nga zonat, ku disa persona kanë sulmuar efektivët me bomba dhe granata duke plagosur 6 prej tyre.

Aksioni është ushtruar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut dhe pasi policia ka ushtruar kontrollin pa probleme, në Mitrovicën e Veriut ku ka pasur një përplasje mes policisë dhe disa personave që kishin bllokuar rrugën për të ndaluar kontrollin.

Policia e Kosovës ka deklaruar se kanë qënë 8 persona që kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë dhe kanë hedhur granata dore, për të penguar zyrtarët doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në krye të detyrës.

Policia është dashur të ndërhyjë për të qetësuar situatën dhe nga përplasja kanë ngelur të plagosur 6 zyrtarë policie, 5 nga të cilët shqiptarë dhe një boshnjak. Situata është vënë në kontroll dhe policia ka arrestuar 8 personat, nga të cilët 6 janë shqiparë, njëri është serb dhe njëri boshnjak.

Janë sekuestruar gjithashtu mallra kontrabandë me vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat i kishin fshehur nëpër magazina dhe depo.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora 8 te arrestuar ne kosove aksionu kunder kontrabandes policia e kosoves sulmohet policia e kosoves 8 te arrestuar ne kosove aksionu kunder kontrabandes policia e kosoves sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll