Bota

Aksioni kontrabandë në Kosovë, lirohen 3 nga të arrestuarit, 10 persona në kërkim

14 Tetor 2021, 05:54 Nga DOSJA
Aksioni kontrabandë në Kosovë, lirohen 3 nga të arrestuarit,

KOSOVË- Dhjetë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Aksioni i Policisë së Kosovës që u realizua dje në katër rajone të vendit, përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara, ndërsa 10 nga efektivët janë lënduar.

Ka qënë Policia e Kosovës ajo që ka njoftuar ditën e sotme se pas pyetjes në Prokurori, janë liruar 3 nga të arrestuarit ndërkohë që 5 të tjerët janë lënë në paraburgim.

Personat të cilët janë shpallur në kërkim janë:

1. Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë

2. Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë

3. Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

4. Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

5. Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

6. Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

7. Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.

8. Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.

9. Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

10. Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Ditën e djeshme në Mitrovicën e Veriut kishte tensione mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës. Efektivët nisën një aksion kundër mallrave kontrabandë, që u zhvillua në disa qytete të vendit përfshirë Pejën, Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriut. Dhuna nisi kur efektivët u futën në një farmcai serbe. Qytetarët serbë dhe policia u përplasën me shkelma e grushte ndërsa më pas është raportuar edhe për të shtëna e bomba. Nga përplasjet janë plagosur 8 persona, nga të cilët 6 janë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një prej të plagosurve është serb dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pasi një plumb i ka depërtuar në shpinë, ndërsa nuk dihen detaje për të lënduarit e tjerë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 15:08

Ambasada britanike në Kosovë: Mbështesim qeverinë në luftën kundër krimit

ORA 13:41

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon sulmin në veri, kërkon masa mbrojtëse

ORA 12:58

Kurti mbron aksionin e djeshëm: Do luftojmë korrupsionin me çdo kusht

ORA 11:33

Aksioni kontrabandë, lirohen 3 nga 8 të arrestuarit në Kosovë

 

(a.b)/(m/k)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora \halil sylejmani 10 persona ne kerkim agron novaj besim zeqiri festim sylejmani fitim latifi ilija (vitomir) vicentijevic kosove milan radisavljevic muhamed hyseni muhamet (sefedin) vallqi sulmohet policia e kosoves tensione në veri të kosovës vehbi hyseni \halil sylejmani 10 persona ne kerkim agron novaj besim zeqiri festim sylejmani fitim latifi ilija (vitomir) vicentijevic kosove milan radisavljevic muhamed hyseni muhamet (sefedin) vallqi sulmohet policia e kosoves tensione në veri të kosovës vehbi hyseni

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 16:10

Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

SPANJË- Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.“Si e trajtojmë ngritjen ...