Bota

Vrau 5 persona me shigjetë, si paralajmëronte norgjezi: Doni luftë?

14 Tetor 2021, 17:58 Nga DOSJA
Vrau 5 persona me shigjetë, si paralajmëronte norgjezi: Doni

NORVEGJI- Një video e 2017-ës, e 37-vjeçar danez Espen Andersen Bråthen, i cili vrau pesë njerëz në rrugët e Kongsberg të Norvegjisë mbrëmjen e kaluar ka qarkulluar në internet. Sky Neës shkruan se në video e quan vetën në “lajmëtar” dhe u ka thënë njerëzve që të dëshmojnë se ai është mysliman. Ndërkohë që sipas autoriteteve të policisë Bråthen është një mysliman konvertuar i radikalizuar.

Policia tha se i dyshuari ishte dënuar disa herë në të kaluarën. Atij iu dha një urdhër ndalimi gjashtë mujor kundër dy anëtarëve të familjes vitin e kaluar, që besohet se janë prindërit e tij, pasi refuzoi të linte shtëpinë e tyre dhe kërcënoi se do të vriste njërin prej tyre. Ai gjithaashtu është dënuar për vjedhje dhe posedim kanabisi në 2012.

Ndërkohë që një i njohur i Brathen tha se ai, kishte vuajtur prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se ai tani do të vlerësohet nga ekspertë të psikiatrisë mjeko -ligjore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin Kongsberg të Norvegjisë. Me hark dhe shigjet, 37-vjeçari sulmon në hyrje të një supermarketi, duke vrarë 5 persona dhe plagosur 2 të tjerë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota espen andersen bråthen sulm me hark dhe shigjet sulm terrorist ne norvegji espen andersen bråthen sulm me hark dhe shigjet sulm terrorist ne norvegji

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 16:10

Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

SPANJË- Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.“Si e trajtojmë ngritjen ...