Bota

“Asnjë fjalë nuk mund të barazohet me këtë”, reagimi i Shatner nga hapësira (VIDEO)

14 Tetor 2021, 13:45 Nga DOSJA
“Asnjë fjalë nuk mund të barazohet me

SHBA– Ylli i Hollywood-it, William Shatner përjetoi eksperiencën unike në moshën 90-vjeçare, atë të udhëtimin në hapësirë.

Në pamjet e publikuara nga Abc News, shihet reagimi i parë i Shatner, personit më të vjetër që udhëtoi në hapësirë dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të tij, Blue Origin në udhëtimin e tyre historik.

“Ishte e pabesueshme. Të gjithë njerëzit duhet ta provojnë këtë”, tha aktori kanadez pasi zbriti në tokë.

90-vjeçari, i cili ka luajtur rolin e ‘kapitenit Kirk’ në filmat e ‘Strar Trek’, theu rekordin e 82-vjeçarit Wally Funk, pjesë e ekuipazhit që udhëtoi më herët drejt hapësirës, në korrik të këtij viti. Shatner udhëtoi me sistemin raketor të krijuar nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Qëndrimi i tij në hapësirë zgjati 10 minuta.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota blue origin jeff bezos william shatner blue origin jeff bezos william shatner

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 16:10

Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

SPANJË- Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.“Si e trajtojmë ngritjen ...