Bota

VIDEO/ Momenti kur gazetares i hidhet lëndë shpërthyese në veri të Kosovës

13 Tetor 2021, 17:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Momenti kur gazetares i hidhet lëndë shpërthyese në

KOSOVË- Një gazetare e ‘Kanalit 10’ është sulmuar ditën e sotme teksa po raportonte live nga veriu i Kosovës. Teksa po raportonte Albulena Rexhës, i është hedhur një lëndë shpërthyese në afërsi të saj, duke çuar në trembjen dhe pengimin e saj.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku është shprehur se ky gjest duhet të dënohet dhe se autoritetet e sigurisë duhet të mundësojnë raportim në ambient të sigurtë.

Njoftimi i Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar. Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre. Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.

Lajmi kryesor/ Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albulena rexha asosacioni i gazetarëve të kosovës tensione në veri të kosovës albulena rexha asosacioni i gazetarëve të kosovës tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 16:10

Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

SPANJË- Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.“Si e trajtojmë ngritjen ...