Bota

Kritikoi Kosovën për aksionin në veri, ‘lumë’ kritikash ndaj Borrell

14 Tetor 2021, 17:26 Nga DOSJA
Kritikoi Kosovën për aksionin në veri, ‘lumë’

KOSOVË- Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka qortuar dje Kosovën për aksionin e Policisë kundër kontrabandës që u zhvillua në katër rajone të vendit, përfshirë edhe veriun. Kjo deklaratë e Borrellit, ka ngjallur reagime të shumta.

Borrell tha se incidentet e dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë. Ai e quajti aksionin e Policisë të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Për këtë deklaratë i ka reaguar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit dhe se aksionet ditore të Policisë nuk i takojnë dialogut.

 “Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Tëitter.

Edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Sipas tij, Borrell është dashur të njihet me realitetin se veriu i Kosovës drejtohet nga banda kriminale.

Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte ditur se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse është reagimi i dhunës, ai duhet ta lavdërojë atë”, ka shkruar ish-ambasadori në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se të tilla aksione në Kosovë ka për çdo ditë.

Sa i përket Borrellit, aksione të tilla kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, ne kemi gati për çdo ditë. Dje Policia e Kosovës ka pasur një aksion jashtëzakonisht të suksesshëm ku është arrestuar një falsifikator i faturave të ndryshme me 18 vula të ndryshme falso. Nacionaliteti i tij është turk. Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është një plagë që po kullon në financa për çdo ditë për shtetin dhe qytetarët e varfër të Kosovës”, ka thënë ai.

(D.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora josep borell tensionet në veri të kosovës viola von cramon josep borell tensionet në veri të kosovës viola von cramon

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 16:10

Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

SPANJË- Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.“Si e trajtojmë ngritjen ...