Bota

Ish-krerët e UÇK-së kërkesë gjykatës për të votuar në zgjedhjet lokale

14 Tetor 2021, 16:48 Nga DOSJA
Ish-krerët e UÇK-së kërkesë gjykatës për

HAGË- Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetori.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hyni Gucati të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diele.

Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualish po mbahen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.”, ka thënë ai.

Elezi ka theksuar se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

(D.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli rexhep selimi valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli rexhep selimi valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 16:10

Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

SPANJË- Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.“Si e trajtojmë ngritjen ...