Bota

Kryeziu: Kurti nuk e shkarkon Rakiç, nuk është ai çështja jonë

14 Tetor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Kryeziu: Kurti nuk e shkarkon Rakiç, nuk është ai

KOSOVË– As deklaratat e djeshme të Rakiqit nuk ia rrezikojnë atij vendin në kabinetin qeveritar të Kosovës. Zyra e Kryeministrit ka një përgjigje rreth situatës me të.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç, e krahasoi aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zonë të Kosovë, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.

Gjithsesi, këto deklarata nuk ia rrezikuan vendin në Qeverinë e Kosovës, Rakiçit.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se udhëheqësit e Serbisë, duke mos arritur t’i kthejnë serbët kundër qeverisë së Kosovës, po tentojnë që të nxisin konflikte përbrenda qeverisë.  Kësisoj, Kurti, sipas një përgjigje të zyrës së tij, nuk do ta shkarkojë vartësin serb dhe thonë se “z.Rakiç nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”

“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë të udhëheqësve të saj. Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër Qeverisë sonë. Prandaj po përpiqen që të nxisin konflikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. z.Rakiç nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”,- thuhet në përgjigjen e zëdhësit e Qeverisë, Perparim Kryeziu./Express/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti goran rakiç përparim kryeziu tensionet në veri të kosovës albin kurti goran rakiç përparim kryeziu tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 16:10

Merkel: Evropa të jetë unike karshi Kinës

SPANJË- Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, bëri thirrje për unitet në përballje me fuqinë në rritje të Kinës.“Si e trajtojmë ngritjen ...