Bota

Presidenti i Brazilit refuzon të marrë vaskinën, Bolsonaro: Thjesht nuk ka kuptim

14 Tetor 2021, 12:44 Nga DOSJA
Presidenti i Brazilit refuzon të marrë vaskinën, Bolsonaro:

BRAZIL– Më shumë se 600.ooo qytetarë kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, të cilin presidenti i Brazilit e quajti “grip të lehtë”. Sipas The Guardian, Jair Bolsonaro, ka dhënë njoftimin se do të refuzojë vaksinimin, pasi për të nuk ka asnjë kuptim kjo gjë.

“Kam vendosur të mos e marr vaksinën. Kam ndjekur studimet e reja dhe.. Pse duhet të vaksinohem? Thjesht nuk bën sens” tha presidenti Bolsonaro, duke shtuar se anti-trupat e tij tanimë ishin “ngritur në qiell” pas infektimit të fundit.

Ai mohoi të ishte kundër vaksinimit, por tha se ishte kundër atyre që po “tërboheshin” për të blerë vaksina. Komentet e tij, të cilat erdhën menjëherë pasi numri i viktimave nga covid në Brazil kaloi shifrën 600.000, shkaktoi zemërim të madh tek vendasit, të cilët e akuzuan se po përpiqej të largonte vëmendjen nga shumë probleme të rëndësishme si rritja e urisë, varfërisë dhe inflacioni.

“Është budallëk dhe vendim egoist, sepse vaksinimi nuk është vetëm për të mbrojtur veten, por edhe ata rreth teje,” tha Natalia Pasternak, udhëheqësja e lëvizjës qytetare “QSI”.

154 milion njerëz kanë mundur të marrin një dozë të vaksinës, që përbën 47% të popullatës në Brazil, ndërkohë që 47% e tyre janë vaksinuar ploësisht.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota brazil jair bolsonaro vaksinimi anti-covid ne brazl brazil jair bolsonaro vaksinimi anti-covid ne brazl

Sondazh

Poll