Bota

‘O ty të…’/ Hiqeshin si 2 policë, hyjnë në shtëpinë e shqiptarëve në Angli (VD)

14 Tetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
‘O ty të…’/ Hiqeshin si 2 policë, hyjnë

ANGLI– Dy të rinj të veshur me uniforma policie, tentuan të hynin në shtëpinë e familjes shqiptare në Londër. Në videon e postuar në mediat sociale një nga djemtë shihet teksa pretendon se po flet në një radio të lidhur pas veshit, ndërkohë që të dy ishin pajisur më doreza, pranga dhe shkop. Një grua dëgjohet në video të kërkojë mjetet identifikuese të tyre, por ata refuzojnë tja tregojnë.

“Me tregoni fytyrën. Ju po vini në shtëpinë time, më tregoni mjetet tuaja identifikuese” dëgjohet të thotë gruaja shqiptare në anglisht.

Dyshja tentuan të hynin në banesë me forcë duke përdorur shkopinjtë e tyre, por nuk mundën. Pas dështimit të tentativës, njëri prej tyre foli në ‘radion’ e tij duke thënë “sillni të tjerë këtu, janë agresivë”. Ai vazhdoi të thoshte se gruaja po e ndiqte nga pas, pak para se të largoheshin me vrap nga zona. Gjatë konfrontimit ata akuzuan gruan për shitje kanabisi, por u larguan menjëjerë kur ajo tha se po i filmonte dhe burri shqiptar i shau: O ty të ***** motrën!

Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe kërkimin e dy të rinjve. Ata kanë shpërndarë fotot e tyre dhe kanë vënë numra në dispozicion për këdo që ka informacion.

Burimi: The Sun

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hiqeshin si police londer tentojne te hyjne ne shtepine e shqiptarit hiqeshin si police londer tentojne te hyjne ne shtepine e shqiptarit

Sondazh

Poll