Aktualitet

Dëmtohet rruga e papërfunduar e Thethit, vidhen drurët dekorativë anash saj

14 Tetor 2021, 13:14 Nga DOSJA
Dëmtohet rruga e papërfunduar e Thethit, vidhen drurët

Rruga e re e Thethit është dëmtuar ende pa u përfunduar mirë dhe pa u inauguruar.

Sipas informacioneve, persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar dhe kanë vjedhur veshjen ekologjike të barrierave të rrugës.

Për herë te parë, në vendin tonë, ky lloj investimi u krye në rrugën e Thethit duke respektuar edhe natyrën dhe gjelbërimin e zonës.

Druri dekorativ është vjedhur vetëm pak ditë pasi u vendos përgjatë gjithë segmentit që të çon në qendër të fshatit.

Investimi për ndërtimin e rrugës së Thethit nisi në vitin 2019 dhe parashikon rehabilitimin e 16 kilometra nga Qafë-Thorja deri në qendrën e fshatit Theth, me një siguri të lartë rrugore për shkak të terrenit të vështirë malor dhe kushteve klimaterike. Ky është një investim i Bankës botërore.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet demtohet rruga e thethit rruga e thethit vidhen druret dekorative demtohet rruga e thethit rruga e thethit vidhen druret dekorative

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2021, 08:57

Pas Korçës dëbora mbulon Kukësin

KUKËS – Pas Korçës, dëbora ka filluar të bjerë edhe në Qarkun e Kukësit. Në fshatin Buzmadhe dhe  Shishtavec gjithçka është mbuluar nga...