Bota

ZPS ende nuk ka gati dosjen kundër ish-krerëve të UÇK-së

14 Tetor 2021, 12:44 Nga DOSJA
ZPS ende nuk ka gati dosjen kundër ish-krerëve të

HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), me anë të një dokumenti publik informon gjyqtarin e procedurës paraprake, Nicolas Guillou, se nuk është në gjendje të paraqesi dosjen paraprake në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në muajin tetor.

Sipas dokumentit zyrtar dosja paraprake kundër ish-krerëve të UÇK-së do të jetë gati të paraqitet në gjykatë më 17 dhjetor 2021.

ZPS kërkon që, nëse gjykatësi i procedurës paraprake ka parasysh që të caktojë afatin për paraqitjen e dosjes paraprake më 17 dhjetor 2021, që afati i fundit për dorëzimin e tabelës së Rregullës 109 (c) të caktohet për 28 janar 2021. Ose, nëse afati për paraqitje të datës paraprake caktohet për ndonjë datë tjetër, ZPS kërkon një minimum prej 30 ditësh nga ajo datë për paraqitjen e tabelës së Rregullës 109 (c)”, thuhet në këtë parashtresë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova ne hage nicolas guillou zyra e prokurorit të specializuar kosova ne hage nicolas guillou zyra e prokurorit të specializuar

Sondazh

Poll