Bota

Tentoi të kalonte me dokumenta false, arrestohet një serb në kufi me Kosovën

14 Tetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte me dokumenta false, arrestohet një serb në kufi

SERBI- Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” pasi dyshohet se ka patur një dokument të falsifikuar.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, ditën e mërkurë ai ka paraqitur një letërnjoftim të lëshuar nga një shtet i tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë po në të njëjtën ditë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të mërkurën është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, i cili kishte tentuar të udhëtonte me vizë të falsifikuar në një shtet perëndimor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dokumenta false kufiri kosovë-serbi policia e kosoves dokumenta false kufiri kosovë-serbi policia e kosoves

Sondazh

Poll