Bota

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon sulmin në veri, kërkon masa mbrojtëse

14 Tetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon sulmin në veri,

KOSOVË– Sindikata e Policisë së Kosovës ka lëshuar një deklaratë zyrtare për ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme dhe sulmit të bërë ndaj forcave policore.

Sindikata ka kërkuar që institucionet përkatëse të nisin një hetim dhe të japin një zgjidhe edhe rasteve të tjera që kanë si objekt sulmin ndaj policisë.

Kërkojmë nga qytetarët e vendit që Policia e Kosovës të përkrahet në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës”, thuhet në reagimin për media.

Reagimi i plotë:

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit.

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

 Kërkojmë  nga qytetaret e vendit që Policin  e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të gjdo  Qytetari në Republikës e Kosovës .

Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrês.

Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës!

Lajmi kryesor/ Aksioni kontrabandë në Kosovë, lirohen 3 nga të arrestuarit, 10 persona në kërkim

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni sindikata e policisë së kosovës tensione në veri të kosovës sindikata e policisë së kosovës tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll