Bota

Erdogan shkarkon 3 zyrtarë në bankën qendrore, lira pëson uljen rekord

14 Tetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Erdogan shkarkon 3 zyrtarë në bankën qendrore, lira pëson

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka shkarkuar 3 zyrtarë të bankës qëndrore të Turqisë ndërkohë që lira vendase ka pësuar një ulje rekord.

Sipas mediave të huaja, Erdogan shkarkoi tre anëtarë të Komitetit të Politikës Monetare të Bankës Qendrore dhe emëroi dy anëtarë të rinj në vend të tyre, gjë që e uli lirën në nivele të reja rekord.

Të shkarkuarit janë zëvendës Guvernatorët e Bankës, Semih Toman dhe Ugur Namek, si dhe një anëtar i Komitetit të Politikës Monetare, Abdullah Yavas. Erdogan emëroi Taha Cakmak si zëvendësguvernator të Bankës Qendrore dhe Yusuf Tuna si anëtar të Komitetit të Politikës Monetare.

Pas njoftimit, lira turke ra në nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit, duke i çuar humbjet e saj që nga fillimi i vitit në 19%, duke ngritur ‘shqetësimet’ mbi politikën monetare.

Presidenca turke njoftoi të Mërkurën në mbrëmje se Erdogan ishte takuar me Guvernatorin e Bankës Qendrore, Shihab Kavcioglu dhe publikoi një fotografi të të dyve që qëndronin krah për krah. Tre burime të mirë-informuara thanë javën e kaluar se Erdogan po humbiste besimin tek Kavcioglu më pak se shtatë muaj pasi u emërua dhe se kishte pasur pak kontakte mes dy palëve në javët e fundit.

Erdogan ka bërë një sërë ndryshimesh në Komitetin e Politikës Monetare në vitet e fundit. Ai ka shkarkuar tre guvernatorë në dy vitet e gjysmë të fundit për shkak të diferencave të politikave, duke prekur lira dhe duke dëmtuar rëndë besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e politikës monetare.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdullah yavas ekonomia turke rexhep taip erdogan semih toman ugur namek abdullah yavas ekonomia turke rexhep taip erdogan semih toman ugur namek

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 06:22

Edhe sa do të shtrenjtohet energjia?

GJERMANI – Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të për...