Bota

Mehaj takohet me Escobar në SHBA, merr mbështetje në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

14 Tetor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Mehaj takohet me Escobar në SHBA, merr mbështetje në fushën

KOSOVË– Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, emisarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Ministria e Mbrojtjes thotë se Mehaj ka marrë mbështetje të fuqishme nga Escobar.

“Në këtë takim, ministri Mehaj e njoftoi z.Escobar me vizionin dhe qëllimet e tij strategjike, si dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe nga ai mori mbështetjen e plotë në realizimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Mehaj dhe Escobar ranë dakord se arritjet e deritashme të Ministrisë dhe FSK-së si dhe vizioni për të ardhmen janë në funksion të plotë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal dhe më gjerë.

Po ashtu, në këtë takim është ri-konfirmuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe SHBA-së është çdoherë e më i fortë sepse bazohet në vlerat e përbashkëta të dy vendeve dhe u theksua nevoja për gjetjen e formave tjera për ta thelluar akoma më shumë bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Gjithashtu, ministri Mehaj dhe z. Escobar diskutuan edhe sfidat aktuale dhe ato të ardhshme potenciale të mjedisit të sigurisë, si dhe format më efektive të menaxhimit të tyre me konstatimin e përbashkët se shumë e rëndësishme është siguria bashkëpunuese nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Në fund të këtij takimi, Escobar thuhet se e falenderuar ministrin Mehaj dhe e ka përgëzuar Kosovën për mbështetjen e ofruar misionit të NATO-s në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni armend meha gabriel escobar mehaj vizite ne shba armend meha gabriel escobar mehaj vizite ne shba

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 06:22

Edhe sa do të shtrenjtohet energjia?

GJERMANI – Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të për...