Politike

Unaza e Alpeve, Bushati: Deputeti Beci premton atë që u bë nga demokratët

14 Tetor 2021, 07:21 Nga DOSJA
Unaza e Alpeve, Bushati: Deputeti Beci premton atë që u bë nga

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka denoncuar rastin se deputeti i PS, Beci, iu ka premtuar shkodranëve atë që u bë nga demokratët në vitin 2013’, për sa i përket projektit për Unazën e Alpeve. Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Bushati shkruan se në fund të qeverisjes së demokratëve u miratua fondi prej 5 miliardë lekësh dhe ishte gati nisja e punës për aksin Prekal-Kir (Komuna Pult). Bushati thotë se Beci e mban mend mirë se përveçse dëshmitar, ishte edhe i përfshirë në këtë projekt si drejtues i FSHZH mirëpo sapo erdhi Rama në pushtet, e mori atë buxhet, dhe e dërgoi në Korçë.

POSTIMI:

Deputeti i rilindjes për Shkodrën paska shpallur dje si arritje të madhe se janë duke biseduar rreth një projekti infrastrukture, në atë që njihet si Unaza e Alpeve. Çdo investim në zonë do të ishte i mirëpritur dhe unë i pari do ta përshëndesja.

Dua vetëm të ndajmë punën nga propaganda. Shihni çfarë diference ka deputeti i rilindjes sot, me veten e tij në vitin 2013. Dhe këtu del edhe dallimi i dy kohëve. Në fund të qeverisjes së demokratëve u miratua fondi prej 5 miliardë lekësh dhe ishte gati nisja e punës për aksin Prekal-Kir (Komuna Pult).Deputeti i rilindjes e mban mend mirë se përveçse dëshmitar, ishte edhe i përfshirë në këtë projekt si drejtues i FSHZH. Sapo erdhi Edi Rama në pushtet, e mori atë buxhet, dhe e dërgoi në Korçë.

Ky ishte pra vullneti i rilindjes për qarkun e Shkodrës. Sot, i njëjti na e hedh si realizim premtimi e si vemendje, një gjë që është në fazën e diskutimit. Po 8 vitet e humbura? Po për këto kush mban përgjegjësi? Mund të kalohet një ditë më propagandë, ndoshta dhe një javë. Po faktet janë aty dhe s’të lënë të shkosh larg.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike helidon bushati partia demokratike unaza e alpeve helidon bushati partia demokratike unaza e alpeve

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2021, 20:07

Basha u mor në mbrojtje? PD: Vendim i vitit 2007

TIRANË– Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin që është publikuar në thuajse të gjitha mediat pasditen e sotme, se kryeopozita Lulzim Basha ësh...

Politike 12 Tetor 2021, 08:29

Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Nga Nicola PedrazziPërse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikr...