Aktualitet

Sot ‘mori’ plumbin, Xhulio Vela ishte arrestuar në Itali për trafik droge

13 Tetor 2021, 16:11 Nga DOSJA
Sot ‘mori’ plumbin, Xhulio Vela ishte arrestuar në Itali

TIRANË– Xhulio Vela, 25-vjeçari që u plagos me armë zjarri pasditen e sotme tek ish-Parku i Autobusëve rezulton të jetë me precedent penalë. Mediat italiane shkruajnë se Vela është arrestuar në vitin 2020, më datë 25 janar. Vela rezulton të jetë vënë në pranga bashkë me disa shqiptarë të tjerë e italianë. Mes tyre janë identifikuar: R.D. 22 vjeç nga Pomarolo, E.I. 27 vjeç nga Pomarolo, A.M., 24 vjeç nga Rovereto, A.L, 24 vjeç nga Rovereto, J.E.K, 35 vjeç nga Rovereto.

Të gjithë akuzoheshin për trafik të lëndëve narkotike. Ata u kapën teksa bënin pazaret me disa klientë dhe me vete kishin dy kilogramë marijuanë. Nga kontrollet në shtëpitë e tyre u gjetën dhe sekuestruan në total 6 kilogram marijuanë, 300 gramë kokainë dhe 20 mijë euro. Një vit më vonë, Vela pa problemeve ,e drejtësinë në Itali ëshyë kthyer në vendlindje, por siç duket nuk i ka harruar ‘telashet’.

Ai ndodhej në një bar-kafe në Tiranë në momentin që u përlesh bashkë me Aleksandër Nikollin dhe një grup të rinjsh që ende nuk janë identifikuar. Vel u plagos bashkë me Nikollin dhe aktualisht ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka asnjë të arrestuar zyrtarisht për ngjarjen.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela

Sondazh

Poll