Aktualitet

UNAZA/ Banorët e Laprakës në protestë: S’na gënjeni dot me shtëpia sociale

13 Tetor 2021, 16:34 Nga DOSJA
UNAZA/ Banorët e Laprakës në protestë: S’na

TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë sot në të tetën ditë në protestë duke bllokuar rrugën ku pritet të shemben 700 banesa. Në prononcim për Syri TV, banorët shprehen se janë prezantuar tre herë me projektet e Unzës së Madhe, por asnjëherë në mënyrë zyrtare. Ata kërkojnë që të bëhet transparencë se çfarë do të ndodhë me këtë projekt e banesat e tyre si dhe për procedurat që pritet të ndërmerren për banesat që kanë leje legalizim dhe ata që s’e kanë atë. Banorët kërkojnë gjithashtu të dinë edhe se si do të veprohet me shpërblimin që pritet të marrin ata.

“Kemi parë tre projekte deri tani, por asnjë në mënyrë legale,”- tha njëra nga banoret.

“Të dalin në televizor të paktën, se këtu tek ne nuk vijën kurrë, por të dalin e të na thonë në televizione se çfarë do të bëhet me ne, me dëmshpërblimet, kemi bërë legalizime,”- tha një tjetër.

“Rruga të behet por ne duam shpërblimin sipas çmimit të tregut. Ende nuk dime asgjë, jemi jerm, s’është vënë as tabela e projektit, sa do jetë gjerësia,”- shton sdikush më tej.

“Ne po dalim në protestë që shteti, qeveria ta vërë ujin në zjarr dhe të na tregojë se ç’do të bëhet me ne,”- shtoi dikush më tej.

“Nuk ka shtëpia sociale me dy vjet qira, se kujtojnë se mund të na mashtrojnë, nesër pasnesër vjen të nxjerr jashtë ai, nuk pranojmë shtëpia sociale,”- tha dhe një banor tjetër.

Protesta e banorëve ka nisur më 2 tetor, e që prej asaj ditë të gjithë dalin e bllokojnë rrugën për të kërkuar informacine lidhur me mënyrën sesi dhe me çfarë çmimi do të dëmshpërblehen pronat që do tu shemben. Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne laprake proteste ne laprake

Sondazh

Poll