Aktualitet

I maskuar dhe me armë, vidhet zyra e dokumenteve të pronave në Vlorë (2 DOSJET)

12 Tetor 2021, 08:26 Nga DOSJA
I maskuar dhe me armë, vidhet zyra e dokumenteve të pronave në

VLORË– Dokumente të rëndësishme janë grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme në zyrën e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës dhe të pronave. Paraprakisht dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur janë vjedhur dokumenta të zonës së Dhërmiut, të quajtura “Formularë 6”. Lajmi është konfirmuar sot nga Policia, e cila ka bërë me dije se grabitja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku grabitësi është futur nga dritarja në dhomën ku edhe ndodheshin dokumentat.

Pasi ka marrë ato për të cilat ka hyrë në godinë, ka vendosur që të dalë i qetë nga dera kryesore, por pikërisht në këtë moment është pikasur nga roja. Ai ka qenë në kabinën kryesore në momentin e grabitjes, e menjëherë pasi ka pikasur të maskuarin i është afruar për ta ndalur por është përballur me pistoletën e tij. Sapo autori është larguar, roja ka dhënë alarmin duke njoftuar Policinë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin dhe pritet që të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vjedhjeje, ndërkohë që Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kaphjen e autorit.

Ndërkohë Kadastra e Vlorës ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme dhe janë verifikuar shpesh lëvizjet e ndryshme në institucion, që nga regjistrimet, legalizimet etj. Pikërisht për shkak të këtyre problemeve, Kadastra mban numër rekord drejtorësh të ndërruar përgjatë viteve të fundit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ORA 20:05

Dosja e pronave në Dhërmi u vodh për 3 minuta, hajduti e dinte ku ishin dokumentet

ORA 10:26

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

ORA 12:28

Grabitja në Vlorë, flet drejtori i administrimit: Janë thyer zyrat më me rëndësi

ORA 12:29

Ka shenja gishtash kudo! Vidhen dokumentet e pronave në Vlorë, GABIMET e hajdutit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabiten dosjet ne vlore vlore grabiten dosjet ne vlore vlore

Sondazh

Poll