Aktualitet

Vidhte targa automjetesh, arrestohet 40-vjeçari ditën e sotme në Korçë

13 Tetor 2021, 16:11 Nga DOSJA
Vidhte targa automjetesh, arrestohet 40-vjeçari ditën e sotme

KORÇË- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti tip ‘Toyota’ në Korçë. Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit, ndërkohë që në pranga ra personi me iniciale Sh.N. Ky person më parë gjithashtu kishte vjedhur targat e dy automjeteve të mëparshme në pronësi të A.K dhe V.D.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjeve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit V. D. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40-vjecari ne korce policia e korces vjedhje targash arrestohet 40-vjecari ne korce policia e korces vjedhje targash

Sondazh

Poll