Aktualitet

Identifikohen autorët e plagosjes së dyfishtë në Tiranë, shkak, prishja e pazareve

13 Tetor 2021, 16:56 Nga DOSJA
Identifikohen autorët e plagosjes së dyfishtë në

TIRANË– Autorët e plagosjes së Aleksandër Nikollit dhe Xhulio Velës janë identifikuar nga Policia e Shtetit dhe po kërkohen. Mësohet se ata janë dy dhe janë larguar me motorë nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur që t’i identifikojë. Emrat nuk janë znardhur ende nga mediat.

Shkak për ngjarjen në fjalë dyshohet të jenë bërë prishja e paazareve për shkak të trafikur të drogës. Të plagosurit, Nikolli dhe Vela, 27 dhe 25 vjeç rezultojnë se janë me precedent penal dhe të skeduar më herët nga policia për trafik narkotikësh. Vela është arrestuar për të njëjtën arsye edhe në Itali, një vit më parë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 pasditen e sotme. Fillimisht të rinjtë u konfliktuan në një lokal, por sherri u zhvendos në rrugë ku u përdorën dhe armët e zjarrit. Plumabt kapën Nikollin e Velën, të cilët janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

LAJM KRYESOR:Degradon sherri brenda lokalit! Dy të plagosur tek ish-parku i Autobusëve

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela

Sondazh

Poll