Aktualitet

U plagos sot, del nga spitali Nikolli, Vela në gjendje të rëndë, gjenden 5 gëzhoja

13 Tetor 2021, 17:12 Nga DOSJA
U plagos sot, del nga spitali Nikolli, Vela në gjendje të

TIRANË– Aleksandër Nikolli, 27-vjeçari që u plagos sot tek ish-Parku i Autobusëve ka dalë nga spitali vetëm dy orë pasi shkoi për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se Nikolli nuk ka pasur dëme të mëdha nga plumbat dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme shtrimi i tij në spital.

Ndërsa i plagosuri tjetër, Xhulio Vela, 25 vjeç ndodhet ende tek Spitali Ushtarak. Vela mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

Nga ana tjetër Dosja.al ka mësuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja plumbash. Autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për plagosjen e dyfishtë. Shkak për ngjarjen në fjalë dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve për shkak të trafikut të drogës. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 pasditen e sotme. Fillimisht të rinjtë u konfliktuan në një lokal, por sherri u zhvendos në rrugë ku u përdorën dhe armët e zjarrit. Plumabt kapën Nikollin e Velën, të cilët janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela

Sondazh

Poll