Politike

“Të fala PD-së”/ Balla flet për shkarkimin e Metës: S’mund të kthejë dëshirat në dekrete, nesër depozitojmë kër

11 Qershor 2019, 15:23 Nga DOSJA
“Të fala PD-së”/ Balla flet për shkarkimin e

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se mazhoranca nuk tërhiqet nga shkarkimi për presidentin e Republikës Ilir Meta, duke shtuar se ditën e  enjte do të depozitojnë kërkesën në Kuvend për shkarkimin e tij.

Kjo deklaratë e Ballës vjen pak, pasi përfundoi konferenca e kreut të shtetit para gazetarëve, Ilir Metës, i cili foli lidhur mbi argumentet e tij për anulimin e zgjedhjeve.

A jeni tërhequr nga shkarkimi?

Balla: Aspak, më vjen mirë dhe keq që nuk e kemi lexuar draftin. Pikë së pari ka si qëllim të qartësojë se Shqipëria është Republikë parlamentare. Do të jetë edhe depozitimin e kërkesës për shkarkimin e tij.

Si do i garantoni zgjedhjet?

Balla: Akti i paprecedentë nuk ka asnjë vlerë politike. Lërëni Kuvendin të bëni detyrën që i takon. Të enjten Kuvendi do të ketë një diskutim të gjerë. Përballë një akti antikushtetues duhet një sjellje e përgjegjshme. Edhe ju bini dakord me mua, nuk e ka Meta këtë kompetencë.

Balla ka thënë se dekreti i Presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike dhe si i tillë zgjedhjet për maxhroacnën do të zhvillohen më 30 qershor.

“Akti i paprecedent i Presidenti nuk ka asnjë vlerë juridike. Te fala Partisë Demokratike”, tha Balla.

(a.m, k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve taulant balla ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve taulant balla

Sondazh

Poll