Bota

Gjyqi ndaj Mustafës, nesër pëfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt

13 Tetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Mustafës, nesër pëfundon dëgjimi i

HAGË– Do të vijojë nesër dëshmia e dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Seanca vazhdoi sot me pyetjet e avokatit mbrojtës së Mustafës dhe pyetjet shtesë të prokurorisë, pjesë të cilat kanë vijuar të mbyllura për publikun.

Në fund të seancës, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka bërë të ditur se dëgjimi i dëshmitarit të katërt do të vazhdojë nesër, kur pritet të përfundojë marrja në pyetje e tij.

Transmetimi i seancës ka pasur probleme teknike çka edhe e ka bërë të pamundur ndjekjen e pjesëve të para.

(D.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora deshmitari i katert per salih mustafen kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale deshmitari i katert per salih mustafen kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll